Një gjykatës shqiptar për herë të parë në krye të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë Veriore

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Një gjykatës shqiptar për herë të parë është zgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet fjalë për gjykatësin Sali Murati i cili mandatin e tij do ta fillojë në fillim të nëntorit të këtij viti, duke zëvendësuar kryetarin e deritanishëm Nikolla Ivanovski, të cilit i skadoi mandati. Në Kushtetuese kryetari zgjedhet me 2/3 e votave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve, me votim të fshehtë.

Secili gjykatës mund të propozoj kandidat për kryetar. Propozimin e vërteton Komisioni prej 3 gjykatësve të zgjedhur me shumicë nga numri i përgjithshëm i gjykatësve, raporton INA.

Sali Murati është i lindur me 11 tetor të vitit 1966 në fshatin Vrapçishtë, Gostivar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme