Një grua në Gjilan kërkon ndihmë në stacionin policor, një burrë tentoi ta godas me mjet të mprehtë

Prishtinë | 10 Qer 2026 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka kërkuar ndihmë në stacionin policor në Gjilan pasi është ndjekur nga një burrë i cili ka tentuar ta godas me një mjet të mprehtë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme duke arrestuar të dyshuarin.

Njoftimi i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Gjilan / 09.06.2026 – 10:05. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë në stacionin policor sepse është ndjekur nga i dyshuari mashkull kosovar  i cili ka tentuar ta godas me një mjet të mprehtë. Zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprime të menjëhershme duke arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme