Një grua rrah një burrë në Prishtinë, lëndime pëson edhe djali i saj

Prishtinë | 22 Pri 2018 | 10:55 | Nga

Dje në Prishtinë ka ndodhur një rrahje mes një burri dhe një gruaje.

Policia raporton se pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete, gruaja e kishte rrahur një burrë, që në raportin e policisë nuk sqarohet se kush ishte. Por, policia njofton se nga kjo rrahje, lëndime trupore ka pësuar edhe djali i të dyshuarës.

Dy të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa policia thotë se nga gruaja kanë konfiskuar edhe dy thika.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme