Një i arrestuar dhe tre nën hetim pasi tentuan të kalonin para dhe produkte tjera në portin e Durrësit

Prishtinë | 12 Shk 2024 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Policia e Durrësit ka parandaluar dy raste të tentativës për të kaluar produkte ose para të padeklaruara në portin e qytetit.

Si pasojë e kësaj është arrestuar një person, ndërsa nën hetime janë tre të tjerë.

Policia gjeti dhe sekuestroi 20 mijë euro të padeklaruara konform ligjeve në fuqi, 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera të kontrabanduara.

Paratë ishin fshehur në një hapësirë të përshtatur nën kroskot të automjetit ku janë gjetur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme