Një i arrestuar në Fushë Kosovë, dyshohet për disa vepra penale

Prishtinë | 25 Gus 2025 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njoftoi se u arrestua një person, i dyshuar për dhunim, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se, i njejti kishte kryer veprat e lartcekura.

Një viktimë është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistolete CZ me një karikator me 10 fishekë dhe 3.12 gram substancë narkotike e llojit Kokainë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme