Një person ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka kapluar një shtëpi në rrugën “Ali Podrimja” në Malishevë të shtunën, ka njoftuar Policia e Kosovës të shtunën.
Rasti kishte ndodhur rreth orës 03:30. Sipas njoftimit nga Policia, zjarrfikësit kishin arritur shuarjen e zjarrit dhe kishin larguar një person që kishte mbetur brenda, me emergjencë drejt QKMF-së në Malishevë. Megjithatë sipas mjekut kujdestar, viktima ishte sjellë pa shenja jete në emergjencë.
Shkaktari i zjarrit për momentin nuk dihet dhe si pasojë e zjarrit janë djegur tri katet e shtëpisë.
Policia ka thënë se po merret me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Personi i vdekur, ishte i lindur më 1935.