Një i ri në Australi dënohet me 5,000 dollarë pasi u mundua të dalë nga karantina një ditë para kohës

Prishtinë | 09 Gus 2020 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Një person i moshës 20-vjeçare në pjesën veriore të Australisë është ndëshkuar me 5,000 dollarë pasi u kap duke u përpjekur të largohej nga karantina vetëm një ditë para kohës së përfundimit të saj.

I riu u dënua saktësisht me 5,056 dollarë pasi policia dhe stafi zbuluan se ai ishte përpjekur të largohej nga qendra e karantinës në Hoëard Springs një ditë para datës së duhur.

Policia tha se djali do të mbahet edhe një ditë në këtë qendër para se të lejohet të largohet, shkruan The Guardian.

Territori Verior i Australisë e ka rihapur kufirin për të gjithë ata që vijnë nga rajoni Queensland, por disa rajone të tjera ende vlerësohen si vatra të rrezikshme të përhapjes së virusit.

Australia fillimisht ka arritur ta mbajë nën kontroll përhapjen e koronavirusit, por numri i rasteve është shtuar ditëve të fundit.

Të ngjashme