Një i vdekur dhe 23 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka vdekur një person si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 23 raste të reja.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thuhet se janë shëruar edhe 176 pacientë, transmeton Klan Kosova.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus ka arritur në 132,176 raste, numri total i të shëruarve është 128,601, si dhe të vdekur janë 2,442 persona.

Të ngjashme