Një i vdekur e 15 raste të reja me Coronavirus në Slloveni

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur në Slloveni si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 15 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë e Sllovenisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 771 mostra.

Numri i të infektuarve është më i ulët se një ditë më parë, kur ishin regjistruar 18 të infektuar të rinj.

Numri i përgjithshëm i ë infektuarve në Slloveni ka arritur në 2223, ndërsa kanë vdekur 125 pacientë. Janë 190 raste aktive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme