Një i vdekur në kampin e muxhahedinëve në Durrës – Avokati: Do të ndërmarrim hapa ligjor

Prishtinë | 20 Qer 2023 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Avokati i muxhahedinëve në kampin e Durrësit, Gernc Gjokutaj, tha se do të ndërmarrin hapat ligjorë, pas ngjarjes së ndodhur në kampin MEK.

“Këtu ka filluar debati dhe konflikti, nga ana e policisë pretendohet se është përdorur dhunë, në fakt është përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Ata kanë kërkuar arsyet që të kontaktojnë, ne kemi ardhur me vonesë, pasi operacioni ishte kryer, nga ana e policisë nuk është lejuar të jemi prezent, në momentin që janë larguar kemi ardhur këtu”.

“Ka një të vdekur, i cili mendojmë që ka vdekur nga gazi lotsjellës dhe nga goditja me sende të forta, është dukshëm me hematoma në ballë, ka ardhur prokuroria për të bërë këqyrjen dhe ekspertiza mjekoligjore. Fakt është që policia nuk ka bërë asnjë arrestim fakt që tregon se nga ana e banorëve nuk ka pasur dhunë. Fakt është që këtu do të nisë një hetim, do të ndërmarrim hapat ligjorë që nuk mund t’i ndërmarrim tani, por këtu ka një të vdekur dhe ka një vendngjarje”, ka thënë Gjokutaj.

Të ngjashme