Një i vdekur në zënkë për maskë në Michigan

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Një polic në shtetin e SHBA-së, Michigan, ka qëlluar për vdekje një person që e kishte therrur me thikë në shitore një konsumator, raporton BBC. Zënka kishte filluar në lidhje me maskat e fytyrës.

Policia ka njoftuar se incidenti ka filluar në një shitore në afërsi të Lansingut, ku i dyshuari, me emrin Sean Ruis, kishte sulmuar një 77-vjeçar që e kishte qortuar pse nuk po e mban maskën në fytyrë.

Është njoftuar se Ruis kishte ikur nga skena me veturën e tij. Ai më herët ishte ndalur nga një zëvendës-sherife, e cila ka shtënë në drejtim të Ruisit, pasi ai i ishte vërsulur.

Policia e Michiganit ka publikuar xhirimet e konfrontimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme