Një i vrarë dhe 63 të plagosur nga sulmet iraniane në aeroportin e Kuvajtit

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet kanë njoftuar se një person është vrarë dhe 63 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve iraniane në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit të mërkurën.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kuvajt, si shkak i goditjes së objektit, është dëmuar një pjesë e madhe e aeroportit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv

Autoritetet e kanë vlerësuar si një nga sulmet më të mëdha që nga fillimi i luftimeve në Lindjen e Mesme.

Një zëdhënës i ministrisë tha se shtatë nga të plagosurit kishin nevojë për ndërhyrje kirurgjikale urgjente. /Klankosova.tv

Të ngjashme