Më është bërë e zakonshme që pushimet ne bregdetin shqiptar të më shoqërojnë me kujtimet e librit për Mesdheun të Predrag Matvejeviç-it të njohur ndryshe si “Libër dore për Mesdheun” .
Pershkrimi qe ky intelektual humanist i ka bërë kësaj hapësire gjeografike të krijon mundësi për të reflektuar edhe mbi raportet e shqiptarëve me detin
Si popull mesdhetar, shqiptarët kanë ndërtuar një raport speficik me të, konstaton P. Matvejeviçi. Ai deshmon se si fjala “det” dallon rrënjësisht nga fjalët e popujeve tjerë të këtij rajoni, për ta përshkruar këtë fenomen, sikur se, bie fjala, “more” në gjuhet e popujeve sllavë, apo “mare” në atë italiane.
Ndonesë për përmbajtjen e kësaj vepre ku pikturohet “bota mesdhetare me të gjitha përmasat e saj, duke përcjellë si klimën, truallin, bimët, vreshtat e ullinjtë – por edhe njerëzit që e banojnë, shoqëruar me copëra historie, e pak me atmosferë taverne” duhet një vështrim tjetër.
Ndërkaq, ky nocion unik, mbase e ka pasqyruruar relacionin e shqiptarëve me detin, mënyën se si “i qaseshin, i largoheshin, u qepeshin maleve, zbrisnin luginave, duke ndryshuar si horizontin ashtu edhe këndvështrimin e pamjes së gjërave sa herë që zhvendoseshin”.
Këto ndryshime të këndvështrimit kanë bërë që ta shohin atë herë si burim të rrezikut, e herë të lirisë. Legjendat për bajlozët e zi që dalin nga thellësitë e tij, janë disa nga simbolet kësaj imagjinate.
Por, në fund të viteve ’90 me shembjen e universit totalitar, deti filloi të përceptohet edhe si simbol i kërkimit të lirisë. Përtej tij ndodhej shpëtimi, jo më armiku ideologjik. Dhe me mijëra qytetarë të shtetit shqiptar u nxiten nga ky besim për ta kërkuar shansin jetësor.
Kurse, gradualisht me hapjen e vendit ndaj botës dhe intensifikimit të lidhjeve të shumanshme ekonomike dhe sociale, zona bregdetare nisi të shndërrohet në burim të turizmit dhe gjenerimit të mirëqenies kombëtare.
Është ky ndryshim që e “kushtëzohet” nga potenciali produktiv i frymës njerëzore, të cilën e ka analizuar Hegeli, ku tregon, se si kjo forcë ndikon që fenomenet e natyrës t’i përshtaten qëllimeve njerëzore. Natyrisht “matrica” e këtyre qëllimeve është historia.
Dhe sot falë këtij përcaktimi historik shqiptarët po kalojnë neper disa procese fundamentale.
Fillimisht shteti shqiptar eshte bere epiqendër gjeopolitike e rajonit ne lufte kunder imperializmit te Kremlinit, me qellim qe te mbrohet bota e lire. E dyta kombëtarja shqiptare sot po konkuron me kombëtarat evropiane per te zene nje vend sa me meritor ne Euro 2024. Dhe e treta vija bregdetare ne Shqiperi po behet gjithnje e me atraktive ne kete hapesire mesdhetare.