Një koleksion nga mençuria e popullit polak

Prishtinë | 12 Pri 2023 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Për lexuesir tanë kemi përzgjedhur një koleksion nga mençuria e popullit polak:

Çdo çek është një muzikant, çdo italian një doktor, çdo gjerman një tregtar, çdo polak një fisnik.

Pasanikët ngushëllohen me pasuri, ndërsa të varfërit me fëmijë.

Aty ku mbaron ligji, fillon tirania.

Bota është e madhe por gjendet shumë pak vend në të.

Dashuria më e madhe është dashuria e nënës, pastaj vjen dashuria e një qeni dhe së treti, dashuria e një dashnori.

Diplomati i shërben jo këtij dhe atij shërbimi, por atdheut të vet.

Doktori kërkon taksën e tij, pavarësisht se ai ka vrarë sëmundjen apo të sëmurin.

E para gjë që gratë dinë, është që janë të bukura,

– e para gjë që mësojnë është se janë shumë të forta,

– e para gjë që kuptojnë kur vihen në provë, është se janë të brishta,

– e para gjë që harrojnë është se do plaken dhe

– e para gjë për të cilën kujtohen, është se e kishin harruar këtë gjë.

E puthura e ëmbël, e puthuar e artë, e puthur e nxehtë, zemër e djegur.

Gruaja qan para dasmës, kurse burri pas saj.

I varfri është kuruar nga puna, kurse burri pas saj.

Kundështari forcohet shumë nga ofendimi që i bëhet.

Kush blen kafazin, dëshiron zogun.

Literatura lind nga thellësia e shpirtit të popullit.

Me njerzillëk arrin më shumë se me forcë.

Më mirë është të mos kesh asnjë doktor sesa tre.

Miku sheh në një orë më shumë se i zoti i shtëpisë në një vit.

Nëse nuk mund të themi të drejtën, s’do të thotë se duhet të gënjejmë.

Në të vërtetë fuqia e sunduesit është forca e atyre që ia lejojnë sundimin.

Nëse në art nuk ka atdhe, tek artisti ai duhet të jetë.

Nuk mundet të bëhet bota një barrë-trastë dhe ta vësh në kokë.

Një lypës nuk e urren lypësin tjetër aq shumë sa një doktor e urren një doktor tjetër.

Njohuritë më të larta të filozofisë mund të shprehen mirë në gjuhë të popullit.

Ofendohet lehtë ai që është shumë i kënaqur me veten.

Peshku duhet të notojë në ujë, kur është gjallë, në gjalpë kur tiganoset.

Peshku për të shijuar mirë, duhet të notojë tri herë: në ujë, në gjalpë dhe në verë.

Për të besuar saktë, duhet filluar nga dyshimi.

Politika, feja dhe nacionalizmi ngadalësojnë ecjen përpara, të keqdrejtuara.

Politika nuk mund të mos ketë sadopak dhe një bazë morale.

Që të jetojë një komb, duhet të jetojë drejtësia dhe e drejta.

Sa më tepër flasim për dinjitetin tonë, më pak na besojnë.

S’është budalla ai që mendon budallallëqe, por ai që flet e bën gjëra të tilla.

S’mund të blohet asgjë me një faleminderit.

Sharja dhe zhargoni, armë e të ultëve.

Vitet dinë më shumë se librat.

Zoti paguan, por jo me rrogë javore.

Të ngjashme