Një kosovar ka humbur jetën në plazhin e Durrësit në mesditën e sotme.
Mësohet se një mashkull i moshës rreth të 60-ave është gjetur pa shenja jete në bregdet.
Nga dyshimet e para, thuhet se kosovari ka pësuar infarkt gjersa po lahej në det.
Trupi i pa jetë është gjetur në bregdet afër pistës Kosova.
Nuk dihet ende identiteti i të ndjerit.