Një lidhje në punë? Këshilla se si të veproni…

Prishtinë | 13 Kor 2023 | 01:00 | Nga Ekonomia Online

Lidhjet në punë, në rastin më të mirë mund të ngrenë moralin, të motivojnë punonjësit të punojnë më shumë dhe të hapin rrugë të reja komunikimi.

Në rastin më të keq, mund të komplikojnë marrëdhëniet, të ulin produktivitetin, të shkaktojnë konflikt interesi dhe një klimë armiqësore. Sipas një studimi të CareerBuilder.com kjo gjë është e pashmangshme.

Dy në pesë persona kanë dalë në takim me një koleg. Më poshtë janë pesë këshilla se si të menaxhoni një lidhje në punë:

NJIHNI RREGULLAT

Sigurohuni që kompania juaj ka një politikë që lejon lidhjet në ambientin e punës. Ajo duhet të përshkruajë pritshmëritë tuaja për menaxhimin e një lidhjeje me një koleg dhe po ashtu procedurat që ndiqen në rast ngacmimesh seksuale, favorizimi apo një ambienti armiqësor. Nëse nuk ka një politikë të shkruar, flisni me departamentin e burimeve njerëzore. Njihni të drejtat tuaja. Nëse jeni trajtuar në mënyrë të padrejtë, kërkoni një këshillë ligjore.

JINI PROFESIONAL

Nëse jeni të përfshirë në një lidhje me një koleg, çelësi është të jeni diskret. Mbani të ndarë marrëdhënien në punë nga ajo personale sa më shumë të jetë e mundur. Kjo përshin shprehjen e ndjenjave në chat apo email, të cilat mund të monitorohen. Bëni kujdes që marrëdhënia juaj të mos ju marrë shumë kohë dhe energji ndërsa jeni duke punuar. Po ashtu mund të ndodhë që supervizori mund t’ju kërkojë t’i jepni fund lidhjes në punë ose t’ju kërkojë që të jepni dorëheqjen nëse kjo gjë po ndikon në performancën e punës suaj.

KINI PARASYSH HIERARKINË

Një romancë me një koleg mund të ketë ndikim të madh në punën tuaj. Takimet me dikë që është më lart në hierarki se ju mund të kenë impakt në ngritje në detyrë dhe promovime brenda kompaninë, në anën tjetër mund të bëhen shkak për akuza për favorizim. Shmangni të dilni në takim me dikë që është në hierarki mbi apo nën ju, dikë me të cilin ju keni lidhje pune.

PESHONI RREZIQET NË KARRIERË

Nëse objektivi juaj është të gjeni një shok jete, ndoshta do të ishte më mirë të kërkonit një vend të ri punë, nëse gjërat janë duke shkuar mirë me partnerin-koleg. Nëse ky është një hap i madh për ju në karrierën tuaj, ndoshta duhet të shikoni sërish rreziqet apo efektet që kjo mund të sjellë në karrierën tuaj nëse keni ndër mend të qëndroni në kompani. Përgatituni për më të keqen, shpresoni për më të mirën.

FLISNI ME PARTNERIN TUAJ

Nëse njihni dikë në vendin e punës, flisni me partnerin tuaj për gjithë këto gjëra përpara se gjërat të bëhen serioze. Askush nuk do të flasë për ndarje. Por, në këtë rast nuk është në lojë vetëm lidhja juaj, por edhe puna, madje edhe karriera juaj. Ndër të tjera do të jetë e nevojshme të flisni edhe për ditët e pushimeve dhe se si mund të ndryshojnë gjërat me këtë marrëdhënie. Flisni hapur. Romancat në ambientin e punës mund të jenë pak të ndërlikuara, por nëse menaxhohen në mënyrë profesione dhe duke folur hapur, kjo vetëm do të krijojë një atmosferë të mirë në punë, duke mos humbur rendimentin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme