Një lojtar me mesatare më të mirë se Messi e Ronaldo “kërcënon” Feronikelin

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Draper ka luajtur 1.032 minuta prej 2.880 sa i luajti skuadra e tij në Premier Leaguen vendore sezonin e kaluar, ndërsa shënoi 27 gola. Ai ka shënuar gol në ligë për çdo 38 minuta dhe kjo mesatare për minuta të luajtur është më e mirë se e Lionel Messit me Barcelonën, Cristiano Ronaldos me Juventusin dhe Mohamed Salahut me Liverpoolin.

Greg Draper ka kaluar më shumë kohë në bankë se në fushë edicionin e kaluar. Ai është pjesë e skuadrës kampione të Uellsit, The New Saints, ndërsa është golashënuesi më i mirë i Premier Leagues uellsiane, shkruan sot Koha Ditore.

Draper ka luajtur 1.032 minuta prej 2.880 sa i luajti skuadra e tij në Premier Leaguen vendore, ndërsa ka shënuar 27 gola. Ai ka shënuar gol në ligë për çdo 38 minuta të luajtur dhe kjo mesatare për minuta të luajtur është më e mirë se e Lionel Messit me Barcelonën, Cristiano Ronaldos me Juventusin dhe Mohamed Salahut me Liverpoolin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme