Një marinar amerikan pranon se ka dashur t’i japë informacione të klasifikuara Rusisë

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Një marinar amerikan është dënuar me tre vjet në një burg ushtarak, pasi ka pranuar se ka tentuar që të ndajë informacione të klasifikuara me Rusinë, mbi luftanijet amerikane me kapacitete bërthamore.

Agjencia Associated Press ka raportuar se Sptehen Kellogg dëshironte që të shpërndante informacione të Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Jeff Houston nga Shërbimi për Hetime Kriminale në Marinë, i tha AP-së se Kellogg, 26 vjeç, kishte tentuar të kishte kontakt me Sevmash, një prodhues i madh i nëndetëseve ruse.

Autoritetet mësuan për planet e Kellogg, pasi e arrestuan atë më 27 gusht, pasi e kishin gjetur në gjendje të dehur, teksa po tentonte të fluturonte nga San Diego për në qytetin e Nju Jorkut.

Sipas të dhënave të gjykatës, Kellogg ka pranuar se ka blerë një biletë njëdrejtimëshe dhe po planifikonte të takohej me një shok të tij nga shkolla e mesme, i cili punonte si gazetar në Nju Jork.

Kellogg ka punuar si elektricist dhe ka pasur informacione të klasifikuara lidhur me kapacitetet bërthamore të sistemeve të flotës amerikane.

Ai po ashtu besohet se i ka treguar shokut të dhomës së tij se po planifikonte të detektonte në Rusi dhe se kishte shkruar një e-mail në një adresë që kishte lidhje me Sevmash dhe e kishte thirrur në telefon këtë kompani gjashtë herë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme