Një mënyrë e veçantë për të larguar stresin

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 00:36 | Nga Ekonomia Online

Një kompani në Holandë ofron një formë të veçantë të largimit të stresit dhe menaxhimit të zemërimit.

Ajo e bën këtë duke të të dhënë një levë në duar, e duke të të ofruar një makinë që mund ta shkatërrosh tërësisht.

Përveç shkarkimit të stresit e zemërimit, një tjetër motiv është edhe thjesht qejfi, pra mund të shkatërrosh një makinë për qejf.

Klientëve u ofrohet një levë hekuri, madje edhe shkop golfi për të nxjerrë pa rezerva të gjithë frustrimin e tyre.

Sidoqoftë, jo të gjithë mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të shkarkuar stresin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme