Policia ka nisur një kërkim të një sulmuesi i cili ka therur me thikë një mësuese jashtë një shkolle fillore.
Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një incident të ndodhur në Shkollën Fillore Devonshire Park në Wirral, Merseyside, Angli, në orën 8:20.
Po sipas medieve të huaja, mësimdhënësja ishte dërguar në spital në një ambulancë dhe shkolla u detyrua të mbyllej për sot.
Sulmuesi me thikë thuhet të ketë qenë prind i një nxënësi.