Një mjet i dyshimtë shpërthyes në Prishtinë, Policia del në vendin e ngjarjes: Po i ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme

Prishtinë | 25 Maj 2025 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës është informuar për një “mjet të dyshimtë shpërthyes” në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës tha se njësitet e nevojshme policore janë tashmë në vendin e ngjarjes dhe se po i ndërmarrin “veprimet e nevojshme”.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të menaxhuar situatën”, tha ajo në një përgjigje me shkrim.

Të ngjashme