Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar planin operacional për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.
KQZ-ja ka marrë vendim që për zgjedhjet lokale të 22 tetorit të jetë një muaj fushatë, raporton Ekonomia Online.
Fushata zyrtarisht fillon me 21 shtator dhe zgjatë deri më 20 tetor.
Kufizimi i shpenzimeve për partitë politike gjatë fushatës ishte vendimi që është miratuar nga KQZ-ja.
Totali i shumës së mjeteve të lejuara për t’u shpenzuar nga subjektet politike për fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale u tha se është 938 947 euro.
Shuma e mjeteve për shpenzimet e fushatës zgjedhore e përcaktuar me rregullën zgjedhore është 0.5 euro për votues të regjistruar në atë komunë. Ndërsa për tri komunat siç janë: Mamusha, Parteshi dhe Kllokoti të cilat kanë me pak se 5 000 votues është 0.7 euro për votues të regjistruar në atë komunë.
Në takim u fol edhe rreth rinumërimin të 280 kutive të votimit dhe për zgjedhjet lokale.
Burim Ahmetaj, nga Qendra e Numërimit të Rezultateve, ka thënë se procesi i rinumërimit të 280 të kutive të votimit është në përfundim.
Sipas tij, pa rinumëruar kanë mbetur vetëm dy kuti që pritet të përfundohen sonte.
Me propozimin e Ahmetajt, KQZ ka vendosur që 3 vendvotime të rinumërohen pasi ka pasur mospërputhje të nënshkrimeve me numrin e fletëvotimeve.