Gjykata Themelore në Gjilan, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit në lidhje me masën e paraburgimit ndaj Gani Bernjashit, si i dyshuar për mbytjen e djalit të tij 14 vjeçar pas dhunës së ushtruar ndaj tij me shkop druri.
Një muaj paraburgim i janë shqiptuar Bernjashit për veprën penale vrasje e rëndë.
Kallxo.com, ka kontaktuar zëdhënësin e Gjykatës Themelore të Gjilanit Sabit Shkodra i cili ka konfirmuar vendimin për paraburgim.
“Po është caktuar masa e paraburgimit për të pandehurin”, tha zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.
Kërkesa për paraburgim është bërë gjatë ditës së sotme me ç’rast është mbajtur edhe seanca ndaj rastit.