Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok

Prishtinë | 29 Kor 2026 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të dyshuarve për krime lufte, të kryera gjatë konfliktit të fundit në Kosovë në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin-Potokut.

Vendimi u mor të mërkurën pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, e cila po zhvillon hetimet ndaj të dyshuarve.

Sipas Prokurorisë Speciale, ata dyshohen se gjatë periudhës së luftës kanë qenë të përfshirë në veprime që përfshijnë vrasje, maltretim dhe dëbim të popullsisë civile.

Prokuroria ka bërë të ditur se, për shkak të ruajtjes së integritetit të procedurës hetimore, në këtë fazë nuk mund të japë më shumë detaje lidhur me rastin.

Të ngjashme