Ekonomia Online
FUNDIT

Një muaj paraburgim për personin që kërcënoi Ramush Haradinajn

Një muaj paraburgim për personin që kërcënoi Ramush Haradinajn

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masa e paraburgimit prej një muaji të pandehurit B.E i dyshuar për kërcënim të kryeministrit Ramush Haradinaj. ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.E, “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për […]

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masa e paraburgimit prej një muaji të pandehurit B.E i dyshuar për kërcënim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.E,

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.E për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par. 1 lidhur me veprën penale Kryerja e veprës terroriste nga neni 136 e 135 të KPK-së”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.E nga fundi i vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019 ishte angazhuar në përgatitjen e akteve terroriste në Kosovë ashtu që me datë 10.01.2019, duke shfrytëzuar aplikacionin “Telegram” si administratorë në kanalin “Luajtë e shkretëtirës” ka publikuar foto kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj me një mbishkrim e në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste ISIS, me qëllim të frikësimit serioz të popullatës dhe që seriozisht të destabilizoj strukturat themelore politike e kushtetuese të Republikës së Kosovës, pastaj me intervenimin e pjestarëve të Policisë së Republikës së Kosovës DKT në Prishtinë, në telefonin e tij “ Iphone 6” i është gjendur kjo fotografi si dhe një thikë e cila edhe i është sekuestruar nga Policia e Kosovës”.

“Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.E është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të janë kryer veprat penale, peshën e veprave penale, ashtu që nëse i pandehuri qëndron në liri do të mund të përsëris veprat e njëjta apo të ngjashme penale, mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale”.

Të ngjashme