Gjykata Themelore në Pejë më saktësisht departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R.A.
Sipas njoftimit për media ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.08.2019, në ora 12:20, në Pejë, nuk i ofron ndihmë personit jeta e të cilit ndodhet në
rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa e rrezik të madh për vetën apo tjetrin.
“Ky mosveprim ka rezultuar me vdekjen e personit të akuzuar në atë mënyrë që pasi që i pandehuri ishte takuar me viktimën për të pirë kafe, e me të cilën kishte bashkëjetuar për tre muaj në fillim të vitit 2019, të njëjtën e kishte marrë me veturë dhe derisa asaj i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore në veturën e tij, e ndal veturën në një trotuar dhe ik nga aty duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme e ndërkohë viktima gjendet e vdekur në atë vend. Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale mosdhënia e ndihmës. Të pandehurit R.A i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, theksohet në njoftim.
Ndër të tjera në njoftim thuhet se kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.