Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të këtij qyteti duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të pandehurit E.D. në dyshimin se ka vjedhur një llaptop.
I pandehuri dyshohet se me datë 14 dhjetor ka hyrë në dyqanin e I.D., duke shfrytëzuar momentin e përshtatshëm derisa i dëmtuari I.D. ishte larguar nga lokali ku punonte dhe kishte shkuar në lokalin afër tij, i pandehuri E.D., pasi hynë në dyqan, nga tavolina merr kompjuterin laptop të markës “HP” më pas largohet në drejtim të panjohur, dhe pasi identifikohet nga kamerat e sigurisë, arrestohet nga Policia e Kosovës.
Kjo gjykatë njofton se i pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 16 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 15 janar të vitit të ardhshëm.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.