Një muaj paraburgim për zyrtarin e AKI-së që zbuloi informacione të klasifikuara

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji për zyrtarin e AKI-së lidhur me zbulimin e informacioneve të klasifikuara nga ky institucion.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.K. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit  i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit M.K. paraburgimi i  caktohet në bazë të nenit 187 par 1 nen par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në komunikatë.

I pandehuri M.K. dyshohet nga Prokuroria se  në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk i ka përmbush detyrat zyrtare të tij, në atë mënyrë që pa autorizim ka ndërhyrë në sistemin kompjuterike të AKI-së  dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprat  penale të cekura më lartë.

Të ngjashme