Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurit me iniciale A.D. nga Fierza-Tropojë, Republika e Shqipërisë.
Kjo pasi ai dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar” në Prizren.
datë 17.08.2019, në ora 15:41 minuta në Prizren, saktësisht në Stacionin Policor të trafikut rrugor në Prizren, që gjendet në rrugën ‘Joni’, pasi e ka paguar gjobën për ta tërhequr dokumentin e konfiskuar, fillon t’i ofendojë dhe fyejë zyrtarët policorë me iniciale I. H., I.C. dhe E.J., ku më pas me dashje e sulmon fizikisht personin zyrtar, të dëmtuarin me iniciale E.J. duke e kapur për gjoksi dhe ia shqyen këmishën zyrtare, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton lëndime trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin”, ka theksuar Themelorja e Prizrenit.
Masa e paraburgimit do t’i llogaritet prej datës së arrestimit data 16.08.2019, ora 17:00, e që do të zgjasë deri më datë 16.09.2019