Një muze tjetër plaçkitet në Gjermani

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Muzeu i policisë famëkeqe politike i Gjermanisë Lindore, Stasi, është plaçkitur dje në Berlin kanë njoftuar autoritetet e sigurisë.

Kryesit e kësaj vepre ishin futur në muze përmes dritares duke “vjedhur disa medalje dhe stoli”, thuhej në njoftimin e policisë, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet saktësisht se kur është kryer plaçkitja, pasi atë rastësisht e kishte zbuluar një punonjës i muzeut.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar është plaçkitur një muze tjetër – ai i Dresdenit i njohur si “Trezori i Gjelbër” brenda të cilët janë vjedhur stoli ari që kapin vlerën e një miliard eurove.

Në anën tjetër policia gjermane ka ofruar shpërblim prej 500 mijë euro, për të gjithë ata që ofrojnë informacione për vjedhjen e kryer në Dresden. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme