Një ndeshje suspendim për Ibrahimoviqin e Lukakun

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimoviqit dhe Romelu Lukakut u është dhënë nga një ndeshje suspendim nga liga të premten për shkak të përplasjes që e patën në Kupën e Italisë. Megjithatë, ata nuk kanë marrë dënime shtesë për arsye disiplinore.

Suspendimi i Ibrahimoviqit është bërë për shkak të dy kartonëve të verdhë dhe kartonit të kuq të marrë të martën, ndërsa Lukaku e ka arritur numrin e kartonëve që do ta lënë atë jashtë fushës për një ndeshje.

Pati fjalosje të madhe dhe përplasje kokë më kokë ndërmjet Ibrahimoviqit dhe Lukakut para përfundimit të pjesës së parë, dhe që të dy u ndëshkuan me kartonë të verdhë.

Kjo zënkë e sulmuesve, që te Manchester Unitedi ishin bashkëlojtarë, vazhdoi edhe pas përfundimit të 45 minutave të parë, ndërsa Lukaku u desh të ndalej nga futbollistët tjerë në fushë.

Ibrahimoviqi e mori edhe kartonin e dytë të verdhë pas pushimit pas ndërhyrjes në Aleksandar Kolarovin dhe u përjashtua nga loja, teksa skuadrën e la me 10 futbollistë.

Interi i Lukakut mposhti Milanin e Ibrahimoviqit, 2:1.

Lukaku do të mungojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Juventusit javën e ardhshme, ndërsa Ibrahimoviqi nuk do të luajë në kampionat kundër Bolognas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme