Një familje Shqiptarë nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në gjermani) dhe një familje shqiptarë nga shqipëria (që jetonin prej 25 vitesh në greqi)!
Ulen në lokal në bregdet (DURRËS) tavolinat ngjitur. Unë po shikoja çdo veprim. Afrohet kamarieri tek familja nga kosova.
KAMARIERI: mirmbrëma, me se mund tju shërbej?
FAMILJA: mirmbrëma (të gjithë lëshuan telefonat nga dora dhe po shikonin nga kamarieri) Burri: a po ma ban ni ekspres dhe ni ujë. Gruaja: ni lang portokalli të lutem. Fëmijët: djali na po dojmë akullore. A ban me shku me e zgedh vet te banaku.
KAMARIERI: po patjetër. (Largohet i buzëqeshur dhe duke thën faleminderit)
Shkon në banak jep porosinë dhe afrohet te familja shqiptare që jetonin në greqi.
KAMARIERI: mirmbrëma, me se mund tju shërbej?
FAMILJA: kalispera (përgjigjet vetëm burri, gruaja dhe fëmijët nuk lëshuan tel nga dora vazhdonin lundronin në instagram). Burri: keni Heiniken grek se këto të shqioëris nuk pihen. Po thotë kamarieri. Fëmijët një zëri Coca Cola. Gruaja: ego ena kafe gliko megalo.(kamarieri shtangu se nuk dinte greqisht) unë po shikoja me vëmëndje dhe mendova është martuar me greke)
KAMARIERI: zotri më fal çfarë do zonja se nuk e kuptova?
GRUAJA: e re pedhja nuk dini të bëni “kafe gliko megalo” akoma se kini mësuar, jeni gjithë ky lokal.
KAMARIERI (që gati po shpërthene): zonjë ne këtu bëjmë çdo gjë por nuk po ju kuptoj se sdi greqisht.
Pasi u sqaruan për porosinë kamarieri largohet drejt banakut dhe thot: aman mo sa pordhë ata atje. Ndërkohë familja me njëri tjetrin: panagjia mu sa mbrapa janë këta, nuk bëhet shqipëria.
Darka vazhdonte. Diku në kënd ishte pozicionuar një këngëtar dhe një instrumentist që po luanin muzik. Ambienti u mbush plot. Kishte njerëz që hanin, pinin, kërcenin dëfreheshin simbas dëshirës (normal me pushime).
Familja nga kosova nuk çohej të kercenin por duarteokisnin gjithmonë që përfundonte kënga dhe vura re që 80% e këngve fëmijët i dinin se vrehej lëvizja e buzve dhe pse kishin lindur në gjermani.
Familja nga shqipria por që jetonte në greqi vazhdonte luanin me telefona, vetëm burri nxorri një qese jeshile me duhan nga xhepi dhe herrë pas here dridhte ndonjë cigare.
Këngëtari po këndonte “xhamadani vija vija” aty atmosfera shpërtheu. Bashkë më të tjerët edhe fëmijët e familjes nga kosova. Kur mbaroi kënga burri i familjes nga kosova i afrohet këngëtarit.
BURRI: të lumtë goja shumë bukur po këndojke. Fëmijët e mi kan lindur në gjermani por e dun fort muzikën shqiptare dhe flasin mirë shqip. A ban me të qiras me diçka a mos ma merr për ofendim dhe nxjerr 10€ ja jep këngëtarit.
KËNGLTARI: shumë faleminderit.
Më pas ngrihet burri që jetonte në greqi i afrohet këngëtarit.
BURRI: më bëj një zebetiko se do kërcejnë fëmijët e mi se i kërcejnë shumë bukur. Se nuk i kuptojnë këto këngët shqip kanë lindur në greqi dhe sdinë fare shqip.
KËNGËTARI: nuk di (shumë ftohtë dhe prerë)
Më pas ngrihet gruaja dhe me tel në dorë i vinte këngë greke nga YouTube këngëtari dhe këngltari që i përgjigjej “nuk di greqisht”. Si përfundim nuk u këndua asnjë këngë greqisht. Darka mbaroj njerzit
filluan të drejtoheshin drejt parkingut ku kishin lënë makinat. Ikën dhe familja nga kosova dhe familja nga greqia.
Familja nga kosova duke falenderuar stafin dhe familja nga greqia sigurisht turinjt e varuara, dëgjohej herë pas here shqiptarja e “grekëzuar” që mërmëriste “hajde sto dhialo”.
Kur vajtën te parkingu familja nga kosova ju drejtua një automjeti Audi Q7 vit prodhimi 2015 me targa gjermane.
Familja nga greqia ju drejtua një automjeti tip Toyota Celika e vitit 1997 me një marmitë sportive që varej poshtë gati më të rënë……..