Një nënë shqiptare dhe vajza e saj 2 vjeçare zhduken në Angli, policia jep alarmin

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Mediat britanike ngrenë alarmin për një nënë shqiptare dhe vajzën e saj dy vjeçare të zhdukura që prej datës 2 prill.

Sipas BBC, Sebjana Myzeqari, 24 vjeçe dhe vajza e saj Enissa nuk janë parë apo dëgjuar, që prej datës 2 prill në Doncaster.

Zonja shqiptare Myzeqari nuk ka përdorur kartat e saj të telefonit ose kartat bankare.

Policia e Yorkshire tha se oficerët ishin “tepër të shqetësuar” për sigurinë e tyre.

Supt Neil Thomas tha se znj. Myzeqari u zhvendos nga Shqipëria tre vjet më parë.

Enisa është regjistruar në çerdhe, por nëna e saj duket se bën një “jetë shumë të izoluar” me disa miq në qytet.

Thomas tha se ato nuk kanë bërë “asnjë dalje të ligjshme nga vendi”.

Zyrtarët në Shqipëri i thanë policisë së Yorkshire se nuk kishin gjetur ndonjë gjurmë të nënës dhe vajzës në këtë vend.

“Ne jemi shumë të shqetësuar,” tha ai.

Myzeqari dhe Enissa u raportuan të zhdukur nga oficerët lokalë të strehimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme