Një nxënëse bie nga kati i dytë i një shkolle në Ferizaj, lëndohet rëndë

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një nxënëse në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i dytë i shkollës, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 12:00.

“Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana ende të pa njohura ka rënë nga kati i dytë i shkollës me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore.

Të ngjashme