Një orë nga grumbullimi i protestuesve, qetë në Zubin Potok

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Kanë kaluar më shumë se një orë që protestuesit janë mbledhur para komunës në Zubin Potok për të kundërshtuar punën e kryetarit të ri.

Deri tani nuk ka pasur ndonjë tension, megjithatë forcat e rendit po kujdesen në monitorimin e situatës.

Ka pasur vetëm një komunikim të shkurtër në mes policisë dhe protestuesve, derisa situata vazhdon të jetë e qetë.

KFOR-i, kryesisht i Letonisë, është vendosur rreth perimetrit të komunës me mjete të rënda.

Të ngjashme