Një organizatë në Serbi stimulon kthimin e serbëve në Kosovë me nga 2500 euro

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të projektit me titull “Mbështetje për kthim të qëndrueshëm të personave të zhvendosur intern në Kosovë”, që financohet nga BE e të cilin në praktikë e realizojnë organizatat ASB dhe CenTrir si dhe qyteti i Krushevcit (në Serbi), siç bën të ditur JuGmedia vesti e Serbisë, organizata ASB ka shpallur thirrje publike për persopnat e ikur që dëshirojnë të kthehen në vendlindjen e tyre që të konkurrojnë për mjete pa kthim si mbështetje me vlerë 2.500 euro dhe për trajnim për hapje të vendit të ri të punës.

Thirrja e shpallur ka të bëjë me personat e zhvendosur të cilët jetojnë në Krushevac, Kragujevc, Kralevë, Çaçak, Rashkë, Arangjellovac, Tërstenik, Banje të Vranjës, Vranjë e Buyjanovc.

Përmes këtij projekti, siç raportohet, do të sigurohen pajime për 54 familje dhe trajnimi për hapjen e punës së re për 90 familje, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme