Një përqafim me të vërtet mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë pas një përleshje, është thënë në një studim të realizuar së fundmi.
Mbajtja e duarve gjithashtu mund të përmirësojë disponimin e një personi pas ndonjë konflikti, dhe ky efekt mund të zgjasë tërë ditën.
Ekipi nga Universiteti Carnegie Mellon ka studiuar 400 persona dhe ka gjetur që ata të cilët janë përqafuar me personin që janë përleshur kishin më pak ndjenja negative në ditën në vijim.
Sipas tyre ky studim shton peshën e hulumtimeve paraprake që kanë treguar se prekja njerëzore ka një efekt qetësues në nerva.