Një person ka rënë nga çatia e shtëpisë se tij në lagjen “Isa Kastrati” në Prishtinë.
S.S ka marrë lëndime trupore dhe gjendet në QKUK për trajtim, njofton Klan Kosova.
Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, një person ka rënë nga kulmi i një shtëpie. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor. Me këtë rast lëndime trupore ka pësuar personi (mashkull) S.S, i cili është dërguar në QKUK”, ka thënë Ahmeti.
Me rastin po merren njësitet përkatëse