Ekonomia Online
FUNDIT

Në Gjakovë, një person është gjetur pa shenja jete në veturë

Në Gjakovë, një person është gjetur pa shenja jete në veturë

(E plotësuar) Një burrë është gjetur pa shenja jete në makinë në afërsi të Gjakovës. Vdekjen e kanë konstatuar ekipet emergjente nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë, raportoi fillimisht TV Syri. Zëdhënësi i policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për mediet se rasti është hapur si “hetim i vdekjes”. “Rreth […]

(E plotësuar) Një burrë është gjetur pa shenja jete në makinë në afërsi të Gjakovës.

Vdekjen e kanë konstatuar ekipet emergjente nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë, raportoi fillimisht TV Syri.

Zëdhënësi i policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për mediet se rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.

“Rreth orës 11:40 në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë në një veturë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ekipet e nevojshme policore po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

“Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Elezaj.

Të ngjashme