Një person ka sulmuar fizikisht një polic në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinjë, të martën dhe ka ikur në drejtim të panjohur të kufirit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të mërkurën.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur pak para orës 18:00, pasi qytetari ishte ndaluar nga Policia për procedura policore. Polici ka marrë trajtim mjekësor, thuhet në njoftim.
“PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.