Ekonomia Online
FUNDIT

Një person nga Juniku shoqërohet në polici, dyshohet se fotografoi votën

Një person nga Juniku shoqërohet në polici, dyshohet se fotografoi votën

Një person është ndaluar në Junik pasi i njëjti dyshohet se ka blerë vota në këtë komunë. Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku i njëjti ka thënë se personi në fjalë është shoqëruar në stacionin policor, por që pas intervistimit i njëjti është […]

Një person është ndaluar në Junik pasi i njëjti dyshohet se ka blerë vota në këtë komunë.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku i njëjti ka thënë se personi në fjalë është shoqëruar në stacionin policor, por që pas intervistimit i njëjti është liruar.

“Policia ka pranuar një informatë se në qendrën e votimit në Junik një votues ka keqperdorur fletëvotimin, pra fotografuar. lidhur me rastin Policia e ka shoqëruar personin në fjalë në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit dhe prokurori i shtetit”, tha Gashi.

I njëjti pas intervistimit është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale dhe se personi i shoqëruar është liruar.

Të ngjashme