Një person plagoset në Isniq

Isniq | 09 Qer 2017 | 23:38 | Nga

Një 58-vjeçar është plagosur sonte në Isniq të Deçanit me armë zjarri.

Lajmin e bëri të ditur mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal të Pejës, Sadri Berisha.

Sipas Berishës, i plagosuri është sjellë në orën 21:00 në Emergjencën e Spitalit të Pejës me autoambulancën e Deçanit.

“Pacienti ka marrë plagë nga armët e zjarrit dhe pasi është bërë vlerësimi i gjendjes është dërguar për QKUK”, tha Berisha për KALLXO.com.

Mjeku bëri të ditur se i plagosuri është nga Komuna e Deçanit, përkatësisht fshati isniq, i lindur në vitin 1959.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me policinë dhe Prokurorinë në Pejë në lidhje me këtë plagosje, por zyrtarët e këtyre dy institucioneve kanë qenë të paqasshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme