Një person është therur të hënën në Vushtrri.
Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, viktima kishte pranuar tretman mjekësor në Emergjencën në Vushtrri, ndërsa më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë. Gjendja e viktimës, sipas mjekut kujdestar, është e mirë.
Policia kishte arritur të identifikojë personin e dyshuar J.S. 19-vjeçar, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është vlerësuar si “lëndim i lehtë trupor”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.