Një person ka qëlluar për vdekje dy oficerë policie dhe një kalimtar në qytetin belg të Lieges
Policia i tha BBC se sulmuesi ishte “neutralizuar” dhe se situata tani është nën kontroll.
Dy policë të tjerë u plagosën dhe i dyshuari gjithashtu mori një grua peng, sipas raporteve.
Incidenti ndodhi të martën në mëngjes, por detajet janë ende në zhvillim dhe nuk ka dihen motivet e kësaj ngjarjeje.
Belgjika mbetet në alarm të lartë pasi sulmet në vitin 2016 të pretenduara nga grupi i Shtetit Islamik lanë 32 të vdekur.