Një person vret veten në Prishtinë

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Një person dyshohet se ka vrarë sot vetën në Prishtinë, përkatësisht tek ‘Spitali Amerikan’.


Rasti është konfirmuar për Gazetën Metro edhe nga zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marre informatën se në rrugën “Shkupi” ne Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete.

Me te marre informatën policia ka dale ne vendin e ngjarjes me ç’ rast ka hasur viktimën mashkull M.Sh 82 vjeç, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë ajo.

Në fund, Ahmeti ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion dhe njësitet policore janë duke u ndërmarre me të gjitha veprimet e nevojshme për të ndriçuar rrethanat e kësaj vdekje të dyshimt.

Të ngjashme