Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar, mbrëmë në Fushë-Kosovë, pasi kishte kërcënuar dy familjarë të tij e më pas edhe ka penguar një polic të kryejë detyrën e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka kërcënuar dy viktimat familjar te tij. I dyshuari gjithashtu ka penguar dhe zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.