Një pjesë e Arbërisë dhe Ambasada e Amerikës mbesin pa ujë, shkak një defekt në gyp

Prishtinë | 29 Qer 2026 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Një pjesë e lagjes “Arbëria” në Prishtinë dhe Ambasada e Amerikës kanë mbetur pafurnizim me ujë të pijshëm, për shkak të një defekti të paplanifikuar në rrugën “Gjergj Balshaj”.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes janë në teren për të sanuar defektin.

“Ju njoftojmë se për shkak të një prishjeje të paplanifikuar në rrugën “Gjergj Balshaj” në gypin furnizues që kalon nga rruga Mitrovica deri te Ambasada Amerikane, aktualisht pa furnizim me ujë kanë mbetur Grupi Te Mini Maxi dhe Ambasada Amerikane. Defekti ka ndodhur sot në mëngjes dhe ekipet tona janë në terren duke punuar për sanimin e defektit. Rikthimi i furnizimit me ujë mund të vonohet deri në përfundimin e punimeve”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme