Një pjesë e lagjes” Dardania” në Prishtinë edhe sot mbetet pa ujë të pijshëm, kjo pasi është dëmtuar një tub.
Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thonë se arsyeja e dëmtimit të tubit me diametër fi 250 mm, vie nga dëmtimi i infrastrukturës së tyre nga institucione të tjera.
“Kontraktorët e Ndërmarrjes Termokos edhe sot dëmtuan gypin tjetër të ujësjellësit. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren për sanimin e gjendjes”.
“Kërkojmë mirëkuptim, apelojmë për kujdes më të shtuar nga kompanitë e tjera përgjatë punimeve të tyre teknike”, thonë nga KRUP.