Dje në Prishtinë ka ndodhur një dhunë familjare.
Policia përmes raportit 24 orësh njofton se një djalë me sëmundje mentale, ka sulmuar fizikisht dy prindërit e tij.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i sëmur mental, i ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.