Një punëtor në Viti, gjatë ditës së djeshme ka pësuar lëndime të rënda trupore në vendin e punës. Siç raporton policia përmes raportit të sotëm policor, i njëjti përderisa ishte duke punuar, ka rënë nga skelet që kishin 3 metra lartësi. Ai ka pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në […]
Një punëtor bie në tokë nga 3 metra lartësi

Një punëtor në Viti, gjatë ditës së djeshme ka pësuar lëndime të rënda trupore në vendin e punës.
Siç raporton policia përmes raportit të sotëm policor, i njëjti përderisa ishte duke punuar, ka rënë nga skelet që kishin 3 metra lartësi.
Ai ka pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në Spitalin e Gjilanit e më pas urgjentisht në QKUK në Prishtinë.











